Vizita në Shqipëri/ Ivanka Trump publikon pamjet nga Sazani, i shoqëron me këngën “Luleborë”
Ivanka Trump, vajza e Presidentit amerikan Donald Trump, prej disa ditësh ndodhet në Shqipëri, ku po zhvillon një vizitë private.
Një nga ndalesat e saj ka qenë ishulli i Sazanit, një prej zonave më të veçanta dhe piktoreske të vendit. Gjatë qëndrimit në këtë ishull, Ivanka Trump ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa foto dhe video, ku shfaqej duke shijuar natyrën dhe panoramën e Sazanit, teksa i shoqëron pamjet me këngën shqiptare “Luleborë”.
Pas vizitës në Vlorë, Ivanka Trump u ndal ditën e djeshme në kryeqytet ku u prit në Kryeministri nga kryeministri Edi Rama.
Vizita e Ivanka Trump në Shqipëri lidhet drejtpërdrejt me investime strategjike në sektorin e turizmit në Shqipëri.
Në Vlorë, Ivanka Trump u shoqërua nga arkitektë të njohur dhe vizitoi Manastirin e Zvërnecit, Porto Novën, Dalanin dhe ishullin e Sazanit. Vajza e Presidentit amerikan inspektoi nga afër vijën bregdetare dhe hapësirat përreth hidrovorit në Akerni, një territor i njohur për potencialin e tij të lartë në zhvillimin e turizmit elitar dhe investimeve strategjike.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




