6 vjedhje në dy ditët e fundvitit 2025, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë

Një 43-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka kryer 6 vjedhje dhe tentativa për vjedhje vetëm gjatë dy ditëve të fundvitit 2025.
Gjatë operacionit policor të koduar “Objektivi”, u vu në pranga shtetasi K. M., 43 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar si autor i 6 rasteve të vjedhjes dhe tentativës për vjedhje.
Sipas Policisë, më datë 21.01.2026, ai dyshohet se ka vjedhur me thyerje një shumë parash dhe disa dokumente në zyrat e Postës Shqiptare, në rrugën “Kujtim Laro”, si dhe ka tentuar të vjedhë në filialin e një banke.
Gjithashtu, në datat 09.10.2025 dhe 26.11.2025, 43-vjeçari dyshohet se ka vjedhur shuma parash dhe produkte në katër lokale të ndryshme, në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një shumë parash të dyshuara të vjedhura, veshje që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve, si dhe mjete të forta që shërbenin për hapjen e dyerve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



