I morën qytetarit 270 mijë lekë ryshfet, AMP arreston tre efektivë në Orikum për korrupsion e shpërdorim detyre

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore Vlorë ka arrestuar 3 efektivë të Policisë Orikum, pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe marrje ryshfeti. Nga hetimet e SPAK në shtator të 2025 rezultoi se tre efektivët, në kundërshtim me ligjin dhe duke keqpërdorur detyrën, kanë kërkuar dhe marrë shumën prej 270 mijë lekësh nga një shtetas, në këmbim të shmangies nga përgjegjësia penale.
Pas një hetimi disa mujor është bërë i mundur dokumentimi me prova ligjore i përfshirjes së tyre në veprime korruptive dhe shpërdorim të detyrës.
AMP Vlorë ka ekzekutuar vendimin e GJKKO, që ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi” për tre punonjësit e Policisë Orikum.
Masat janë vendosur ndaj:
D. L., Inspektor krimesh pranë Stacionit të Policisë Orikum;
A. J., Shef i Stacionit të Policisë Orikum;
A. F., Specialist i Policimit në Zonë pranë Stacionit të Policisë Orikum.
Efektivët akuzohen për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Shpërdorim detyre”.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për verifikimin e mundshëm të personave të tjerë të përfshirë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




