Rikonstruksioni i godinave në burgun e Fushë-Krujës, transferohen 142 të burgosur drejt Peqinit dhe Durrësit

Aktualitet | 9 muaj më parë

Realizohet transferimi i 142 të burgosurve nga burgu Fushë-Krujë drejt atyre të Peqinit dhe Durrësit, për shkak të rikonstruksionit të institucionit. Konkretisht 85 prej të burgosurve janë dërguar në Peqin dhe 57 në Durrës.

Për realizimin e këtij operacioni janë marrë të gjitha masat e nevojshme për ruajtjen dhe shoqërimin e të burgosurve nga forcat operacionale, nën drejtimin e specialistëve përkatës. Për lëvizjen janë njoftuar edhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, si dhe komisariatet përkatëse, në përputhje me itinerarin e përcaktuar.

Autokolona me 57 të burgosur mbërriti pa probleme në IEVP Durrës, ku janë marrë masat e plota për pritjen, kontrollin dhe sistemimin e tyre, nën drejtimin e drejtuesve të institucionit. Ndërsa autokolona me 85 të burgosur arriti pa probleme në IEVP Peqin, ku u zbatuan të gjitha procedurat standarde për pritjen, kontrollin dhe sistemimin e të burgosurve.

Procesi i transferimit është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe të sigurt, në përputhje të plotë me aktet ligjore dhe rregulloret në fuqi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme