Ministrja Sala: Protokolle të reja onkologjie, nis puna për vendosjen e poltronave në 7 spitale rajonale

Shëndet | 8 muaj më parë

Kapacitetet e kimioterapisë do të rriten me shtrirje në të gjithë vendin. 7 spitale rajonale po bëhen gati të kenë modelin e shërbimit onkologjik të QSUT-së. Lajmin e bëri me dije vetë ministrja Sala në Spitalin Rajonal të Elbasanit e cila tha se është bërë vlerësimi i  nevojave në infrastrukturë, staf dhe menaxhim për të instaluar 7 punkte të rrjetit onkologjik të cilat do të punojnë me protokollet e Institutit prestigjoz të Tumoreve në Milano.

“Në bashkëpunim me këtë institut kemi përfunduar  protokollet e së shpejti do ua dërgojmë ato”, nënvizoi ministrja Sala.

Në lidhje me onkologjikun në QSUT ministrja ditën e hënë niset në Vjenë në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për të folur për modernizimin e pajisjeve e më pas në  Institutin e Tumoreve në Milano për bashkëpunimin e mëtejshëm në onkologji.

Spitali Rajonal i Elbasanit, ka kryer 600 procedura kimioterapie gjatë vitit 2025 dhe rehabilitimi i  Shërbimit të Patologjisë, ku do të përfshihet edhe kimioterapia do t’u vijë në ndihmë banorëve të 7 bashkive të qarkut e do lehtësojë fluksin në QSUNT.

Gazetare: Sonila Mlloja

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme