Dita Ndërkombëtare e Energjisë së Pastër, Balluku: Në 2030, 45% e konsumit vendas e prodhuar nga teknologjitë fotovoltaike dhe eolike

Aktualitet | 9 muaj më parë

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Energjisë së Pastër, zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, theksoi angazhimin e Shqipërisë për rritjen e kapaciteteve të energjisë së rinovueshme.

Në një postim në rrjetet sociale, Balluku shkruan se synimi i qeverisë është që në vitin 2030, 45% e energjisë për konsum vendas të prodhohet nga teknologjitë fotovoltaike dhe eolike.

Ajo kujtoi se World Economic Forum ka vlerësuar Shqipërinë si një nga vendet më të qëndrueshme në sektorin energjetik në vitin 2025, falë kapaciteteve 100% të rinovueshme.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Energjisë së Pastër  krenarë për gjithë atë çka kemi ndërtuar në këto vite, duke rritur në mënyrë të ndjeshme burimet e energjisë së rinovueshme dhe duke ndërtuar një strategji që do të na lejojë që, në vitin 2030, të prodhojmë 45% të konsumit vendas nga teknologjitë fotovoltaike dhe eolike. World Economic Forum vlerësoi se, në vitin 2025, Shqipëria ishte më e qëndrueshme në energji, falë kapaciteteve 100% të rinovueshme”, shkruan Balluku.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme