“Pse është mbyllur hipoteka e Vlorës?”, Bardhi: Policia nuk i garanton dot në krye të detyrës funksionarët e këtij shteti

Politikë | 9 muaj më parë

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se hipoteka në Vlorë do të mbyllet për t’u zhvendosur në Tiranë për shkak të frikës nga krimi i organizuar.

Në Kuvend, Bardhi akuzoi se Policia e Shtetit nuk garanton dot institucionet publike,

“Ministrja e Brendshme fshihet kur i kërkohet të flasë, pastaj vjen flet kur i vjen mesazhi që duhet të flasë dhe më pas mbaron fjalën dhe largohet. Është e mirkuptueshme për regjime kriminale si Shqipëria që të konsiderosh krim të drejtën kushtetuese të qytetarëve për të protestuar dhe të konsiderosh arritje vjedhjen e kësaj qeveria. Por sigurisht për çdo regjim në fund të tij, i vetmi mjet që i mbetet në dorë është dhuna. Zonja që foli këtu mendon se do të trembë qytetarët duke kriminalizuar policinë. Policia drejtohet nga një kryekriminel si Ilir Proda dhe ajo duhet të vijë këtu të japë llogari se si kjo polici përdoret për të rrëmbyer biznesmenë, jo më të mitur. Pse është mbyllur hipoteka e Vlorës? Sepse Policia e Shtetit nuk  garanton dot institucionet publike. Krimi i organizuar është  çdo ditë në Hipotekën e Vlorës dhe ka detyruar Drejtorin e Përgjithshëm të Hipotekës që të zhvendosë stafin nga Vlora në Tiranë. Ju flisni për ligj, për krime që paskan kryer protestuesit se kanë ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese? Ka 3 vjet që nuk mbush dot 1 muaj një drejtor hipoteke”, tha Bardhi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme