I akuzuar nga GJKKO si pjesëtar i një grupi kriminal, ekstradohet nga Zvicra 37-vjeçari

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Zvicra një shtetas të akuzuar nga GJKKO si pjesëtar i një grupi kriminal, si rezultat i bashkëpunimit operacional ndërmjet Interpol Tirana dhe Interpol Bern.
Bëhet fjalë për J. K., 37 vjeç, lindur në Shkodër, i cili sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dyshohet se gjatë periudhës dhjetor 2020 – maj 2024 ka siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e dy vëllezërve, D. B. dhe V. B.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin e datës 15 maj 2024, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg” për akuzat “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.
Ekstradimi i tij pritet të hapë rrugën për vijimin e procesit gjyqësor në Shqipëri, ndërsa autoritetet e konsiderojnë këtë si një hap të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar.
Njoftimi i Policisë
Ai dyshohet se për një periudhë 4-vjeçare, ka siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e 2 vëllezërve.
Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpol Tiranës dhe Interpol Bern, u finalizua procedura për ekstradimin nga Zvicra në Shqipëri, të shtetasit:
-J. K., 37 vjeç, lindur në Shkodër.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin e datës 15.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.
Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dyshohet se ky shtetas, gjatë periudhës dhjetor 2020-maj 2024, ka siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e vëllezërve D. B. dhe V. B..
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




