Det me dallgë, ndalohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë nga sot deri më 5 shkurt

Aktualitet | 9 muaj më parë

Nga dita e sotme deri më datë 5 shkurt ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit në gjirin e Vlorës dhe në det të hapur, për shkak të kushteve hidrometeorologjike të përkeqësuara.

Sipas njoftimit zyrtar të Kapitenerisë së Portit Vlorë, ky ndalim do të jetë në fuqi nga ora 14:00 e kësaj të marte (3 shkurt) deri më datë 5 shkurt ora 06:00, pasi sikurse sqarohet në njoftim, pritet fryrje ere në drejtimin jug–juglindje me forcë deri 8–9 ballë, shpejtësi ere 30–45 m/s dhe lartësi dallge nga 3.50 deri në 6.50 metra.

Autoritetet detare u bëjnë thirrje të gjitha subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë të bashkëpunojnë dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port, si dhe për rritjen e gatishmërisë së ekuipazheve në mjetet lundruese.

Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vijojnë të operojnë normalisht, sipas destinacioneve përkatëse.

“Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësuara gjatë datave 03-05.02.2026

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike detare të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 03-05.02.2026 duke filluar nga ora 14:00 datë 03.02.2026 në drejtimin jug-juglindje në forcën deri 8-9bft me shpejtësi ere deri në 30-45m/s dhe lartësi dallge nga 3.50 deri 6.50 metra, ju bëjmë me dije se:

1.Kapiteneria e Portit Vlorë ka ndaluar pajisjen me leje-nisje e mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit të cilat duan të operojnë brenda gjirit të Vlorës dhe në det të hapur, duke filluar nga ora 14:00 datë 03.02.2026 deri në datë 05.02.2026 në orën 06:00.

2.Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

3.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

4.Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar të parashikuar për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 05.02.2026”, thuhet në njoftim.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme