Mbetjet e Kurum, lëshon 33 urdhërarreste, mes tyre administratori i kompanisë, zyrtarë të Agjencisë së Mjedisit dhe Doganës së Durrësit

Prokuroria e Durrësit ka lëshuar 33 urdhërarreste në lidhje me çështjen e mbetjeve toksike të kompanisë “Kurum” që u kthyen nga Tajlanda. Operacioni për arrestimin e tyre po kryhet në Tiranë Durrës dhe Elbasan, ku pjesa më e madhe e tyre janë drejtues dhe punonjës të kompanisë Kurum.
Gjykata ka caktuar 26 masa “arrest në burg” dhe 7 të tjera “arrest shtëpie”.
Prokuroria ka lëshuar masën e sigurisë “arrest me burg” për administratorin e “Kurum International”, i akuzuar për “Kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara në 4 raste”, “Transport dhe menaxhim mbetjesh”, “Falsifikim dokumentesh në dy raste” dhe “Pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale”.
Po ashtu, masa e njëjtë është vendosur edhe për administrator me prokurë të kompanisë “Kurum”, i akuzuar për “Menaxhim i mbetjeve” dhe “Pastrim i produkteve të veprimtarisë kriminale”. Në arrest me burg është lënë edhe pronarja e kompanisë “Sokolaj”, e akuzuar për “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara” në katër raste, “Falsifikim i dokumenteve”, Pastrim i produkteve të veprimtarisë kriminale”
Po ashtu, masa sigurie janë lëshuar edhe për zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe të Doganës së Durrësit. Drejtoresha aktuale e Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe ish-drejtoresha janë lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
102 kontejnerët me 210 tonë mbetje që kishin destinacion Tajlandën, u kthyen në nëntor 2025 në vendin tonë pasi organizata mjedisore “Basel Action Network” ngriti alarmin se brenda tyre mund të fshiheshin tonelata me mbetje të rrezikshme.
Kontejnerët me mbetjet e rrezikshme mbahen prej më shumë në Porto Romano të Durrësit. Prokuroria veproi në këtë moment pasi ishte në pritje të ardhjes së përgjigjes së analizave që u kryen nga një laborator i certifikuar jashtë vendit. Analizat e kryera konfirmuan se materialet përbëheshin kryesisht nga pluhur furrash elektrike (EAFD) me përmbajtje shumë të lartë zinku dhe hekuri, të shoqëruara me plumb, bakër, mangan, kalcium dhe squfur, substanca që rrezikojnë shëndetin dhe mjedisin.
Kurum International, kompani turke e vendosur në Shqipëri që prej vitit 2009, ka një kompleks prodhimi në Elbasan me kapacitet 700,000 ton hekur për ndërtim dhe 510,000 ton çelik të lëngshëm.
Masat e Sigurisë
Arrest me burg
E. D – Administratori i “Kurum International”
Y. S. K – Administrator me prokurë i “Kurum”
Gj. S – Pronare e kompanisë “Sokolaj”
D. S – Administrator i kompanisë D.o.o Minerals
O. P – Ish- administratore e kompanisë “Sokolaj”
M. Il – Drejtori i Transportit në kompaninë “Kurum”
R. B – Specialist pranë zyrës së mjedisit në “Kurum”
H. S – Drejtori i prodhimit të çelikut në “Kurum”
A. Sh – Drejtues në kompaninë “Kurum”
Sh. H – Drejtor i departamentit te shitjeve në “Kurum”
M. H – Aksioner i agjencisë doganore “Joti Spedition”
M. K – Aksionere e kompanisë “Alliance Resource”
N. B – Pronar i kompanisë “Bajrami N”
A. P – Administrator i kompanisë “Bajrami N”
P. Q – Person fizik në tregtinë e mbetjeve
J.K – Arrest me burg
I. L – Dega e Doganës Durrës
H. L – Dega e Doganës Durrës
E. V – Dega e Doganës Durrës
Sh. J – Dega e Doganës Durrës
F. Ç – Administrator i kompanisë koncesionare EMS APO
G. S – Punonjës i kompanisë koncesionare EMS APO
I. H – Administrator i kompanisë EMS APO
D. S – Drejtoria e Inspektim- Kontrollit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit
Xh. G – Inspektor i Autoritetit Portual Durrës
K.M – Arrest me burg
Në arrest shtëpie
M. Z – Kontabiliste e kompanisë “Sokolaj”
K. S – Sektori i monitorimit të lejeve mjedisore, Agjencia Kombëtare e Mjedisit
B.T arrest shtëpiak
E. M – Sektori i lejeve mjedisore, Agjencia Kombëtare e Mjedisit
I. M – Inspektore e Autoritetit Portual Durrës
M. P – Drejtoresha aktuale e Agjencia Kombëtare e Mjedisit
A. Do – Ish- drejtoresha e Përgjithshme e Agjencia Kombëtare e Mjedisit
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



