Presidenti Begaj niset për vizitë zyrtare në Itali, do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”

Aktualitet | 8 muaj më parë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u nis sot drejt Italisë për një vizitë zyrtare dyditore, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”.

Kreu i Shtetit do t’i bashkohet liderëve të tjerë botërorë në pritjen dhe ceremoninë zyrtare që shënon fillimin e këtij eventi të rëndësishëm sportiv, i cili starton më 6 shkurt. Gjatë qëndrimit, agjenda e Presidentit përfshin edhe një pritje nga homologu i tij italian, Presidenti Sergio Mattarella.

Vëmendje e veçantë gjatë kësaj vizite i kushtohet edhe ekipit kombëtar. Pak ditë para nisjes, Presidenti Begaj i dorëzoi flamurin kuqezi delegacionit që do të garojë në pistat italiane. Shqipëria përfaqësohet në këtë olimpiadë nga katër skiatorë: Lara Colturi, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti.

Përveç angazhimeve protokollare sportive, vizita e Presidentit Begaj në rajonin e Lombardisë ka edhe një dimension social dhe diplomatik. Ai do të zhvillojë takime të veçanta me autoritetet vendore italiane, si dhe do të takohet me përfaqësues të komunitetit shqiptar dhe atij arbëresh që jetojnë e punojnë në këtë rajon.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme