I ftohtë ekstrem “mbërthen” Gjermaninë/ Aeroporti i Berlinit mbyllet për shkak të akullit të zi

Aeroporti i Berlinit do të vijojë të jetë i mbyllur edhe këtë të premte (6 shkurt) për shkak të akullit të zi që mbizotëron atje si pasojë e të ftohtit ekstrem që ka “mbërthyer” Gjermaninë.
Zëdhënësja e aeroportit ka deklaruar se asnjë avion nuk mund të ngrihet apo ulet në pistë.
“Për shkak të akullit të zi dhe shiut të ngrirë që vazhdon, aktualisht nuk është e mundur të ngrihet ose të ulet në Aeroportin e Berlinit”, shpjegoi zëdhënësja.
Ajo shtoi se ekipet tokësore të aeroportit bënë përpjekje gjatë natës për të shkrirë akullin në pistën e aeroportit dhe në zona të tjera ku ata operojnë, por pa sukses dhe sipërfaqet aktualisht janë jashtëzakonisht të rrëshqitshme.
Mbetet e paqartë se kur do të jetë në gjendje të rifillojnë fluturimet.
Fluturimet dhe uljet në aeroport u pezulluan që nga mbrëmja e djeshme (5 shkurt).
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.






