Rama: 7 milionë euro mbështetje për kërkimin shkencor dhe inovacionin

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Ministria e Arsimit, përmes Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, do të mbështesë me një fond prej 7 milionë eurosh projektet në fushën e kërkimit shkencor, teknologjisë dhe inovacionit.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku thekson se financimi synon të krijojë mundësi për universitetet, njësitë e kërkimit shkencor dhe kërkuesit shkencorë që të zhvillojnë programe në standardet më të larta të cilësisë.
Sipas Ramës, fondi do të mbështesë thirrjet për projekte të kërkimit shkencor dhe zhvillimit, projekte të teknologjisë dhe inovacionit, si dhe projekte të infrastrukturës së kërkimit shkencor.
Sipas kryeministrit, investimi në kërkim dhe inovacion është një nga shtyllat kryesore për zhvillimin afatgjatë dhe rritjen e konkurrueshmërisë së Shqipërisë.
“Ministria e Arsimit përmes Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit mbështet me një financim prej 7 milionë eurosh thirrjet për:
Projektet e kërkimit shkencor dhe zhvillimit;
Projektet e teknologjisë dhe inovacionit;
Projektet e infrastrukturës së kërkimit shkencor;
duke u dhënë mundësinë të gjitha universiteteve, njësive të kërkimit shkencor dhe kërkuesve shkencorë të zhvillojnë programet e tyre në nivelet më të larta të cilësisë së kërkimit, frymës së inovacionit dhe për të prodhuar impakt real në aktivitetin ekonomik, social e teknologjik të vendit”, shkruan Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




