Tiranë, trafik armësh nga Kosova në Shqipëri, arrestohet 27-vjeçari. Sekuestrohen 12 pistoleta, do shiteshin në zonën e Freskut në Tiranë
Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova drejt Shqipërisë. Gjatë operacionit policor të koduar “Barriera”, u sekuestruan 12 pistoleta Glock me municion luftarak dhe u arrestua në flagrancë një 27‑vjeçar nga Kosova.
Aksioni u zhvillua pas disa javë hetimesh me metoda proaktive, në bashkëpunim mes specialistëve të Komisariatit Nr. 4, Forcës Operacionale të DVP Tiranë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.
Në dalje të Unazës së Madhe, pranë mbikalimit të Tufinës, policia lokalizoi automjetin tip “Volksëagen” të drejtuar nga i riu dhe ndërhyri duke e ndaluar. Gjatë kontrollit, nën kofanon e mjetit u gjetën 10 pistoleta Glock, ndërsa në vijim u sekuestruan edhe 2 armë të tjera, duke e çuar totalin në 12.
Hetimet kanë zbuluar se armët do të shiteshin në zonën e Freskut. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Goditet nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë një tjetër rast i trafikimit të armëve.
Finalizohet pas disa javë hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Barriera”.
Sekuestrohen 12 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Fresk.
Vihen në pranga poseduesi i tyre.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në kuadër të fokusit për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit dhe bazuar në informacionet e grumbulluara, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, disa javore, kanë finalizuar operacioni i koduar “Barriera”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. B., 27 vjeç, banues në Kosovë.
Gjatë operacionit në dalje të Unazës së Madhe, pranë mbikalimit të Tufinës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar mjetin e dyshuar dhe kanë ndërhyrë duke e ndaluar atë.
Gjatë kontrollit të automjetit tip “Volsëagen” me drejtues 27-vjeçarin, konkretisht nën kofanon e tij janë gjetur dhe sekuestruar 10 armë zjarri pistoleta Glock me municion luftarak.
Po në kuadër të këtij procedimi janë sekuestruar dhe dy pistoleta të tjera glock, gjithsej 12 pistoleta.
Nga hetimet ka rezultuar se 27-vjeçari do i shiste armët në zonën e Freskut.
Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë trafik të armëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



