Rama pas takimit me António Costa-n në Bruksel: Me Presidentin e Këshillit Europian dhe mikun tim të çmuar

Politikë | 8 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në Bruksel me Presidentin e Këshillit Europian, António Costa, i shoqëruar edhe nga një darkë pune. Takimi u mbajt në kuadër të vizitës zyrtare të Kryeministrit Rama në kryeqytetin europian, më 9 shkurt.

Rama ndau sot pamjet e takimit, i cili u zhvillua përpara darkës së punës të mbajtur mbrëmjen e kaluar, duke e cilësuar Presidentin e Këshillit Europian si një mik të çmuar.

Në qendër të diskutimeve ishte procesi i negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Dy palët shkëmbyen qëndrime mbi ecurinë e reformave, sfidat aktuale dhe hapat e mëtejshëm që duhet të ndërmerren në rrugën e integrimit europian, si edhe mbi mbështetjen e institucioneve të BE-së për këtë proces.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me këto momente përpara darkës së mbrëmshme të punës në Bruksel, me Presidentin e Këshillit Europian dhe mikun tim të çmuar, António Costa, ju uroj një ditë të mbarë🇦🇱🤝🇪🇺“, shkroi Rama.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme