Largohet piku i infektimeve nga gripi – ISHP: Bien infektimet javore por nuk ka vend për relaksim deri në mars

Shëndet | 8 muaj më parë

Bie piku i infektimeve nga gripi në vend. Instituti i Shëndetit Publik konstaton rënie të infeksioneve respiratore javore të raportuara nga qendrat shëndetësore por kjo nuk do të thotë sipas autoriteteve që këtij dimri ja hodhëm.

“Numri javor i infeksioneve respiratore ka rënë por megjithatë gripi nuk ka ikur dhe parashikohet deri nga mesi i muajit mars”, u shpreh Artan Simaku, epidemiolog në ISHP.

Ndonëse me më pak infektime, të prekurit rëndë nga gripi nuk kanë pësuar rënie Në spitale fluksi I tyre paraqitet i njëjtë me javët mëparshme.

“Numri i rasteve të rënda dhe me shtrime në spital mbetet i qëndrueshëm”, tha ai.

Nën variantet AH3N2 dhe  K i gripit së bashku me viruset e tjera si covid dhe ai Sinsicial Respirator në bashe qarkullim kanë prekur të gjitha moshat por në dy fasha  ato prekin kulmin.

“Një kulm në moshën pediatrike 0-14 vjeç dhe një kulm në moshën e rritur mbi 55 vjeç”, theksoi epidemiologu.

Epidemiologët vijojnë të bëjnë thirrje për vaksinim. Ata parashikojnë që infektimet nga gripi të zgjasin deri në fund të muajt mars .

Gazetare: Sonila Mlloja

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme