“Fondi Social 2026”, Gonzato: Mbështetja e BE për mbrojtjen sociale në Shqipëri, më e larta në rajon. Mbështetëm 14 bashki për të plotësuar nevojat e tyre

Politikë | 8 muaj më parë

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato në fjalën e mbajtur në eventin “Fondi Social 2026 – Garanci për Qëndrueshmërinë e Shërbimeve për Mirëqenien e Qytetarëve”, ku do të prezantohen 14 shërbime të reja sociale për fëmijët dhe nënat në nevojë, për fëmijë dhe të rritur me aftësi ndryshe, për të moshuarit, për gra dhe vajza viktima të dhunës, si dhe për fëmijë pa kujdes prindëror, deklaroi se niveli vendor luan një rol tejet të rëndësishëm në promovimin e nivelit të lartë të mbrojtjes sociale, luftës kundër përjashtimit social dhe mbrojtjes së shëndetit publik.

Gonzato theksoi se udhëheqja në nivel vendor shumë i rëndësishëm për mbrojtje sociale efektive dhe gjithëpërfshirëse.

“Mirëqenia sociale është vetë forca e një kombi. Kjo çështje ka qenë në thelb të BE-së që prej fillimit.

BE do marrë parasysh promovimin e një nivelit të lartë të mbrojtjes sociale, luftës kundër përjashtimit social dhe një niveli të lartë arsimit,  trajnimit dhe mbrojtjes së shëndetit publik. Ne i kemi promovuar këto parime.

Në rast se arena ndërkombëtare është e rëndësishme për avokacinë dhe promovimin e këtyre çështjeve, niveli vendor është i rëndësishëm për zbatimin e tyre.

Udhëheqja në nivel vendor shumë i rëndësishëm për mbrojtje sociale efektive dhe gjithëpërfshirëse. BE ka një traditë në investimin në kapitalin njerëzor”, deklaroi Gonzato.

Ambasadori shtoi më tej se strategjia kombëtare për mbrojtjes sociale e Shqipërisë për vitet 2024-2030, ka për synim trajnimin e varfërisë dhe cenueshmërinë në mënyrë sistematike dhe konkrete.

Ai theksoi se mbështetja e BE-së për mbrojtjen sociale në Shqipëri, është më e larta në gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Fondi social europian është i vjetër në moshë sa vetë BE. Tre objektiva kryesorë: Mundësi të barabarta, për kushte pune dhe mbrojtje sociale.

Kërkuam të kemi objektiva të qartë arritjet e tyre deri në 2030. Kjo përparësi kanë gjetur jehonë dhe në Shqipëri.

Strategjia kombëtare për mbrojtjen sociale e Shqipërisë 2024-2030 ka për synim të trajtojë varfërinë dhe cenueshmërinë në mënyrë konkrete dhe sistematike.

Ky fond ka gjetur dhe financuar më shumë se 70 shërbime dhe projekte . BE ka qenë partner i këtij fondi.

Mbështetja e BE-së për mbrojtjen sociale në Shqipëri, është më e larta në gjithë Ballkanin Perëndimor. Ne po investojmë, më shumë se 100 milionë euro me anë të projekteve: BE për gjithpërfshirjen sociale; BE për punësimin dhe gjithpërfshirjen sociale”, theksoi Gonzato.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme