Kurti: Kemi zhvilluar një Kosovë më të drejtë. Gjyqi në Hagë bie ndesh me të vërtetën

Kosovë | 8 muaj më parë

Pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, po zhvillohet seanca për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, pasi Presidentja Vjosa Osmani mandatoi Albin Kurtin.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend ku paraqiti programin qeverisës, Kurti theksoi se pesë vitet e fundit, është  zhvilluar dhe ndërtuar një Kosovë më e drejtë, më e fortë dhe më gjithëpërfshirëse.

“Pesë vitet e fundit, pothuajse një vit në qeveri në detyrë pra pa kompetenca të plota, kemi zhvilluar e ndërtuar një Kosovë më të drejtë, më të fortë dhe më gjithëpërfshirëse. Kemi pasur rritjen ekonomike më të mëdha në rajon pavarësisht pandemisë, kriza energjetike dhe inflacioni, me një rritje mesatare prej 6% të bruto produktit vendor, duke mos rënë asnjë vend ndër 4%”, tha Kurti.

Kurti u ndal edhe tek procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së i cili e konsideroi një orvatje dhe që bie ndesh me të vërtetën.

“Kërkesa e Prokurorisë (ZPS) për dënimin prej 45 vitesh për secilin, ku përfshihen edhe pretendimet për krimet kundër njerëzimit është orvatje që bie ndesh me të vërtetën dhe mohon kontekstin historik e politik të luftës sonë çlirimtare”, ka thënë ai.

Kurti: Do të normalizojmë marrëdhëniet me Serbinë me dialogun konstruktiv 

Ndër të tjera, Kurti tha se do të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë përmes dialogut konstruktiv.                

“Normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë do ta ndjekim përmes dialogut konstruktiv, marrëveshjes bazike të Brukselit dhe aneksit të zbatimit të Ohrit. Normalizimi është çështje e rregullimit të marrëdhënieve mes dy shteteve si raport i jashtëm, e jo ndërhyrje në çështje të brendshme”, shtoi Kurti.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme