Inflacioni rritet në 2.3% në janar, INSTAT, rritja e çmimeve kryesisht nga energjia dhe ushqimet

Ekonomi | 8 muaj më parë

Inflacioni në vend ka shënuar rritje në muajin Janar 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, norma vjetore e inflacionit  arriti në 2.3 për qind, nga 1.9 për qind që ishte në Janar të vitit të shkuar.

Rritja vjetore është ndikuar kryesisht nga grupi “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera”, si dhe nga “Ushqime dhe pije joalkoolike. Sipas Ilirjana Kraja, përgjegjëse e sektorit të çmimeve në INSTAT, ndikim kanë dhënë edhe mobilet, restorantet, pijet alkoolike, kujdesi personal dhe shërbimet financiare.

“Janë bërë përditësime të shportës dhe kemi rritje të numrit të artikujve nga 331 që ishte më parë tani kemi 411 produkte”, tha Ilirjana Kraja, përgjegjëse e sektorit të çmimeve në INSTAT

Nga muaji Shkurt 2026, Indeksi i Çmimeve të Konsumit do të përllogaritet sipas klasifikimit të ri evropian, në përputhje me rregulloren e Bashkimit Evropian. Gjithashtu, është ndryshuar periudha e referencës dhe janë përditësuar peshat, lista e produkteve dhe njësitë tregtare ku mblidhen çmimet.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme