Organizonte lojëra fati brenda lokalit të tij, arrestohet i riu në Tiranë
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “The Player”, duke goditur një rast të ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve pranë Komisariati i Policisë Nr. 4, bazuar në informacionet e siguruara, organizuan dhe finalizuan operacionin në lokalin e shtetasit I. S., 27 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit në rrugën “Halit Bega”, u sekuestruan dy paisje elektronike (makineta) të përdorura për lojërat e paligjshme, një aparat celular dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga aktiviteti i kundërligjshëm.
Shtetasi I. S. u arrestua në flagrancë, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokuroria e Tiranës për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




