Humb jetën një 23-vjeçar në Librazhd gjatë riparimit të mjetit në servis

Kronikë | 8 muaj më parë

Një 23-vjeçar ka humbur jetën në Librazhd si pasojë e një incidenti të ndodhur teksa po riparonte mjetin e tij në një servis.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, i riu me inicialet L.D. është transportuar me urgjencë në spital pas marrjes së lëndimeve, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.

Autoritetet bëjnë me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme