Rubio uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë: Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me ju, zgjerojmë lidhjet ekonomike që do rrisin prosperitetin e dy kombeve tona

Kosovë | 8 muaj më parë

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka uruar popullin e Republika e Kosovës për 18-vjetorin e Pavarësisë, duke theksuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i shpreh urimet e mia popullit të Republikës së Kosovës me rastin e Ditës së Pavarësisë”, deklaron Rubio.

Sekretari amerikan nënvizon gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe vlerëson mbështetjen e Kosovës për përpjekjet e SHBA-së në sfidat globale.

“Ne mezi presim të zgjerojmë lidhjet ekonomike që do të rrisin prosperitetin e të dy kombeve tona. Ne e vlerësojmë mbështetjen e Kosovës për përpjekjet e SHBA-së për t’u përballur me sfidat globale dhe mirëpresim udhëheqjen e saj si Anëtar Themelues i Bordit të Paqes”, tha ai.

Rubio thekson se ndërsa Kosova shënon këtë përvjetor të rëndësishëm, Shtetet e Bashkuara presin një bashkëpunim edhe më të fortë në vitet në vijim, duke mbështetur përpjekjet e Kosovës për të ndërtuar një të ardhme të sigurt dhe të begatë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme