Drejtori i ri i AKSHI-t, Igli Tafa: Do jemi lider në fushën e digjitalizimit dhe teknologjive të avancuara

Aktualitet | 8 muaj më parë

Drejtori i ri i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Igli Tafa në fjalën e mbajtur pas  prezantimit nga kryeministri Edi Rama, shprehu anagazhimin e tij për ta transformuar këtë institucion dhe për ta bërë lider jo vetëm në rajon por edhe më gjerë, në fushën e digjitalizimit dhe teknologjive.

Ai theksoi se drejtimi i AKSHI-t është një përgjegjësi e jashtëzakonshme, pasi ky institucion sikurse tha ai, është “zemra” e transformimit digjital”.

“Përgjegjësi e jashtëzakonshme të drejtoj AKSHI-n. Nuk është vetëm teknologjik, por zemra e transformimit digjital. Institucion që ofron shërbime për gjithë qytetarët e bizneset. Një institucion i cili është hallka kryesore e bashkëpunimit me gjithë institucionet e tjera. Kjo është një përgjegjësi e jashtëzakonshme”, deklaroi ai.

Më tej, Tafa iu drejtua dhe me një mesazh të rëndësishëm punonjësve të AKSHI-t, duke i falënderuar për punën e bërë derimë tani në këtë institucion, ndërsa theksoi se “ata kanë kapacitetin për të çuar edhe më lart vizionin për modernizimin dhe digjitalizimin e shërbimeve drejt bizneseve dhe qytetarëve“.

“Ju jeni forca reale dhe fuqia që keni bërë këtë transformim. Ajo që unë them; unë do jem ai i cili do ju jap vetëm energjinë time, përkushtimin tim dhe eksperiencën, por ju keni kapacitetet për ta çuar më lartë vizionin e kryeministrit për modernizimin dhe digjitalizimin e shërbimeve drejt bizneseve dhe qytetarëve. AKSHI do bëjë përkushtimin maksimal për të ofruar shërbime më të qëndrueshëm për të qenë lider më gjerë se rajoni, në fushën e digjitalizimit dhe teknologjive të avancuara siç është AI”, tha ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme