Tiranë/ Ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, arrestohen dy shtetaset nga Kazakistani

Aktualitet | 8 muaj më parë

Dy shtetase nga Kazakistani janë arrestuar nga policia e kryeqytetit pasi ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira në rrugën “Çameria”.

Po ashtu, blutë e Tiranë kanë proceduar dhe një tjetër person përfitues nga kjo veprimtari.

Policia ka sekuestruar një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari dhe 2 celularë.

“DVP Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni i koduar “Foleja 4”.

Ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, në rrugën “Çameria”, arrestohen 2 shtetase nga Kazakistani.

Procedohet penalisht 1 shtetas, përfitues nga kjo veprimtari.

Sekuestrohen një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari dhe 2 celularë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, bazuar në informacionet e siguruara për një rast prostitucioni, kanë organizuar dhe finalizuar në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, operacionin policor të koduar “Foleja 4″.

Në kuadër të operacionit u vunë në pranga shtetaset kazakistaneze K. Zh., 19 vjeçe dhe Zh. Sh., 25 vjeçe, pas nga hetimet rezultoi se ushtronin prostitucion, në një apartament që e kishin marrë me qira, në rrugën “Çamëria”.

Gjithashtu, nisi procedimi penal për një shtetas 33-vjeçar, përfitues nga kjo veprimtari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme