Ushqyerja dhe Imuniteti – Si të mbrohemi nga virozat sezonale

Shëndet | 8 muaj më parë

Virozat sezonale vijojnë të prekin një numër të lartë fëmijësh dhe të rriturish, sidomos gjatë stinës së ftohtë. Përveç masave parandaluese rëndësi të veçantë ka edhe ushqyerja e përditshme e cila ndikon drejtpërdrejtë në forcimin e sistemit imunitar.

“Ushqimet që fprcojnë më shumë imunitetin janë ato të pasura me vitaminë C, vitaminë A, ushqimet që përmbajnë zink, proteina dhe probiotikët natyral”, u shpreh dietologia Klea Bilali

Ushqyerja luan rol thelbësor në mbështetjen e imunitetit sidomos tek fëmijët të cilët janë më të ekspozuar ndaj virozave.

“Tek fëmijët mungesat ushqyese e dobësojnë sistemin imunitar ndaj është thelbësore të kombinohen perimet, frutat, proteinat dhe yndyrnat e shëndetëshme”, tha ajo.

Krahas ushqimeve që rekomandohen dietologia thekson edhe nevojën për të shmangur disa zakone të gabuara ushqimore gjatë periudhave me viroza.

Një ushqyerje e ekuilibruar, e kombinuar me kujdesin e përgjithshëm shëndetësor, mbetet një nga elementët kryesorë në përballimin e virozave sezonale dhe në ruajtjen e një imuniteti të qëndrueshëm për të gjitha moshat.

Gazetare: Blerta Cina

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme