Muaji i Ramazanit, Presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë

Aktualitet | 8 muaj më parë

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot një mesazh urimi për besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të agjërimit në muajin e bekuar të Ramazanit.

Në mesazhin e tij, Kreu i Shtetit uroi agjërim të lehtë dhe të pranuar për të gjithë besimtarët myslimanë, duke shprehur dëshirën që ky muaj i shenjtë të shërbejë si një kohë solidariteti dhe afrimi mes njerëzve.

“Besimtarët myslimanë fillojnë nesër agjërimin e muajit të bekuar të Ramazanit. Duke dëshiruar agjërim të lehtë dhe të pranuar për gjithë besimtarët myslimanë, uroj që ky muaj i shenjtë të na afrojë më shumë me njëri-tjetrin! Qoftë sa më i mbarë për të gjithë dhe ardhtë me të gjitha begatitë!“, shkruan Begaj.

Besimtarët myslimanë në mbarë vendin po përgatiten për fillimin e Ramazanit ditën e nesërme (19 shkurt), muajit të reflektimit shpirtëror dhe solidaritetit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme