Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve të vogla për shkak të motit të keq

Aktualitet | 8 muaj më parë

Kapiteneria e Portit të Vlorës ka njoftuar ndalimin e lundrimit për mjetet e vogla dhe ato të peshkimit jashtë gjirit të Vlorës, për shkak të kushteve të përkeqësuara hidrometeorologjike. Vendimi është në fuqi nga ora 08:00 e datës 19 shkurt deri në orën 06:00 të datës 20 shkurt 2026.

Përmes një njoftimi, Kapiteneria bën me dije se tragetet do të vijojnë të operojnë normalisht.

Kapiteneria ka kërkuar bashkëpunimin e subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për marrjen e masave të nevojshme në sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazheve.

Njoftimi i plotë

Njoftim mbi kushtet hidrometeorologjike të përkeqësuara gjatë datave 19-20.02.2026

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 19-20.02.2026, duke filluar nga ora 09:00 e datës 19.02.2026, në drejtimin JUG-JUGLINDJE me forcë deri 6–7 Bft, shpejtësi ere 15–20 m/s dhe lartësi dallgësh nga 1.50 deri 2.50 metra, ju njoftojmë  :

1. Është ndaluar pajisja me leje-nisje e mjeteve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit që synojnë të operojnë jashtë gjirit të Vlorës, në det të hapur, duke filluar nga ora 08:00 e datës 19.02.2026 deri në orën 06:00 të datës 20.02.2026.

2. Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjitha subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për marrjen e masave të nevojshme në sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazheve në mjetet lundruese.

3. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

4. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit pritet pas orës 06:00 të datës 20.02.2026.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme