E pranishme në Bordin e Paqes, Osmani: Kosova sot ndjeu peshën e garancisë amerikane

Kosovë | 8 muaj më parë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ishte sot e pranishme në mbledhjen inauguruese të Bordit të Paqes që u mbajt në Uashington.

Në një postim në Facebook, ku publikoi disa foto nga takimi, Osmani shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen amerikane.

“Kosova sot ndjeu peshën e garancisë amerikane! Faleminderit, President Trump!”, shkruan Presidentja e Kosovës.

Gjatë fjalës së tij, presidenti i SHBA, Donald Trump përmendi Kosovën dhe Serbinë, duke i garantuar mbështetje në rast të problemeve mes dy vendeve.

“Çfarë pune që keni bërë, e vlerësojmë! Po shkoni mirë me njëri-tjetrin dhe kur të mos shkoni mirë me njëri-tjetrin më merrni në telefon,” tha Trump gjatë fjalës së tij.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme