Protesta e opozitës, Policia: U arrestuan 18 persona, sekuestruam 25 molotovë të pashpërthyer

Policia e Tiranës ka dalë sot me një njoftim zyrtar për protestën e opozitës, që u mbajt mbrëmjen e djeshme.
Sipas autoriteteve, gjatë tubimit protestuesit hodhën lëndë piroteknike, molotovë dhe sende të forta, si dhe kundërshtuan punonjësit e Policisë së Shtetit.
Në përfundim të veprimeve hetimore, u identifikuan 46 persona, prej të cilëve 18 u arrestuan në flagrancë, ndërsa 28 të tjerë u proceduan penalisht në gjendje të lirë.
Policia njofton se gjatë kontrollit u sekuestruan 25 molotovë të pashpërthyer, 27 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Në listën e të arrestuarve përfshihen persona të moshave të ndryshme, mes tyre edhe tre të mitur.
Gjithashtu, është referuar në Prokurori procedimi në gjendje të lirë për një deputet, K. B., i cili akuzohet për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.
Policia e Tiranës thekson se grupi hetimor vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të kenë kryer veprime të kundërligjshme gjatë protestës. Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI I POLICISE
Hodhën lëndë piroteknike, molotovë, dhe sende të forta si dhe kundërshtuan punonjësit e Policisë, gjatë tubimit të zhvilluar dje, identifikohen 46 shtetas. Arrestohen 18 prej tyre, procedohen penalisht 28 të tjerët. Sekuestrohen 25 molotovë të pashpërthyer, 27 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Strukturat e Policisë Tiranë në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me veprimet e kundraligjshme të kryera nga një grup protestuesish gjatë tubimit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga subjekti politik Partia Demokratike, të cilët kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit që kishin marrë masa për ruajten e institucioneve shtetërore, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike dhe për lëvizjen e lirë të qytetarëve përrreth territorit ku po kryehej tubimi, si dhe kanë hedhur drejt punonjësve të polciisë dhe institucioneve lëndë djegëse (molotovë) dhe sende të forta drejt tyre, arrestuan në flagrancë shtetasit:
A. K., 19 vjeç, D. G., 32 vjeç, A. I., 42 vjeç, V. I., 22 vjeç, E. Xh., 18 vjeç, K. N., 23 vjeç, R. I., 20 vjeç, E. C., 46 vjeç, R. P., 26 vjeç, M. K., 31 vjeç, A. D., 31 vjeç, K. K., 45 vjeç, F. D., 23 vjeç B. B., 23 vjeç, A. D., 53 vjeç dhe 3 shtetas të mitur;
Si dhe proceduan penalisht 27 shtetas të tjerë.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. B, deputet, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



