Shpëtohet 22-vjeçari i bllokuar gjatë kërkimit të 42-vjeçarit të zhdukur në Kanionet e Osumit
Vijon operacioni për gjetjen e 42-vjeçarit, shtetasit I. K., me kërkime intensive përgjatë lumit Osum, pasi dyshohet se mund të jetë hedhur në kanionet e tij.
Gjatë operacionit, një kërkues vullnetar, shtetasi Xh. K., 22 vjeç, i cili ishte angazhuar në mënyrë vullnetare për të ndihmuar në gjetjen e 42-vjeçarit, mbeti i bllokuar pasi gomonia me të cilën po lëvizte u përmbys.
Menjëherë u organizua operacioni i shpëtimit, i koordinuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat, në bashkëpunim me forcat e RENEA, alpinistët e Federatës së Kërkim Shpëtimit Malor të Shqipërisë, Forcat e Ushtrisë, shërbimin e Urgjencës së Spitalit Skrapar dhe me mbështetjen e komunitetit të Çorovodës.
Pas disa orësh ndërhyrjeje në një terren shumë të vështirë, rreth orës 04:45 të mëngjesit të datës 22 shkurt, kërkuesi vullnetar u shpëtua dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Operacioni për gjetjen e trupit të 42-vjeçarit vazhdon.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




