Drejtori i Përgjithshëm i Doganave takim me strukturat e Antikontrabandës: Forcim luftës kundër paligjshmërisë

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, zhvilloi një takim me strukturat e Drejtorisë së Antikontrabandës, ku në fokus ta qenë forcimi i luftës kundër paligjshmërisë.
Gjithashtu gjatë takimit bashkëbiseduesit kërkuan rritje të efikasitetit në parandalimin dhe zbulimin e shkeljeve doganore, si dhe shtimi i pranisë në të gjithë territorin e vendit. Drejtori Beja kërkoi më shumë vigjilencë dhe ndërgjegjësim të shtuar për rolin kyç që kjo drejtori ka në garantimin e një tregtie të ndershme dhe të sigurt.
Ai përgëzoi strukturën e Antikontrabandës për rezultatet konkrete të ditëve të fundit, ku brenda vetëm një jave u finalizuan me sukses tre operacione të rëndësishme kundër paligjshmërisë, duke e cilësuar këtë si një tregues të qartë të profesionalizmit dhe vendosmërisë në terren.
Në mesazhin e tij, Drejtori i Përgjithshëm theksoi se Antikontrabanda nuk duhet parë si një “hallkë e dytë” e administratës, por si një strukturë me rol të drejtpërdrejtë dhe vendimtar në kontrollin e territorit. “Pritshmëritë ndaj çdo punonjësi që mban këtë uniformë janë të larta”, u shpreh ai, duke garantuar mbështetjen e plotë institucionale për përmbushjen e misionit.
Në përfundim, Drejtori Beja e cilësoi strukturën e Antikontrabandës si “rojtaren e ligjshmërisë” në Administratën Doganore, duke nënvizuar se lufta kundër kontrabandës mbetet një prioritet i panegociueshëm.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



