Gonzato takohet me Baba Mondin: Forcimi i tolerancës dhe solidaritetit, kontribut në rrugën e Shqipërisë drejt BE

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato ka zhvilluar këtë të hënë (23 shkurt) një takim me Kryegjyshin Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.
Në fjalën e tij, Gonzato vlerësoi se Shqipëria shquhet për bashkëjetesën paqësore ndërmjet besimeve fetare, një vlerë thelbësore edhe për Bashkimin Evropian.
Po ashtu, Gonzato bën me dije se në takimin me Haxhi Dede Edmond Brahimaj diskutuan mbi forcimin më tej të tolerancës, solidaritetit, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimit.
“Shqipëria shquhet për bashkëjetesën paqësore ndërmjet besimeve fetare, një vlerë thelbësore edhe për Bashkimin Evropian. Diskutova me Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, në cilësinë e tij si Kreu i Urdhrit Bektashi dhe Kryetar i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, për mënyrat se si mund të bashkëpunojmë për të forcuar tolerancën, solidaritetin, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimin, duke kontribuar njëkohësisht në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian,” tha Silvio Gonzato, Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri”, tha Gonzato.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




