Nuk deklaroi dënimin në Greqi, ILD nis hetim disiplinor ndaj gjyqtares Irena Gjoka

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka nisur një hetim disiplinor ndaj gjyqtares së posaçme Irena Gjoka. Pas përfundimit të verifikimeve, Prokuroria e Përgjithshme konstatoi se gjyqtarja e posaçme Irena Gjoka rezultonte e dënuar vite më parë në Greqi dhe se ky fakt nuk ishte pasqyruar në formularin e vetëdeklarimit.
Materiali iu përcoll për vlerësim Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili më 30 janar 2026 vendosi të mos nisë vetë procedurë disiplinore, por ta referojë çështjen për kompetencë pranë Inspektori i Lartë i Drejtësisë.
“Lënda:
Njoftim vendimi për fillimin e hetimit disiplinor me iniciativë dhe nismën e ankuesit
ZNJ. ADRIANA KALAJA Rruga “Bedri Dedja”, Nr. 179
Tiranë
E nderuar znj. Adriana Kalaja,
Ju informojmë, se Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) pas shqyrtimit fillestar të ankesës tuaj, të regjistruar me nr. 1399 prot., datë 06.05.2025, ka konkluduar se ekzistojnë dyshime të arsyeshme që magjistratja Irena Gjoka ka kryer veprime/mosveprime, të cilat në referim të nenit 103, shkronja “dh” dhe nenit 104 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, përbëjnë shkelje disiplinore. Për këtë arsye, është vendosur fillimi i hetimit disiplinor me iniciativë dhe me nismë të ankuesit ndaj magjistrates znj. Irena Gjoka, gjyqtare pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, bazuar në nenin 123, 124 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
Në mbështetje të nenit 119, pika 4, nenit 123, pika 3 dhe 124 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bashkëlidhur këtij vendimi do të gjeni një kopje të vendimi për fillimin e hetimit disiplinor.
INSPEKTORI I LARTË DREJTESISE DREJTËSISË SNI-REPUBLIKAN
SHOD Artur Metani”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




