Kancer i lëkurës, i treti për nga përhapja/ Dermatologia: Shmangni ekspozimin në diell dhe mos frekuentoni solarët
1216 raste të reja me kancer të lëkurës u zbuluan gjatë vitit 2024 duke e renditur këtë lloj kanceri të tretin në regjistrin kombëtar të sëmundjeve tumorale Për mjekët dermatologë kjo situatë është tregues i politikave të dështuara ndërgjegjësuese pasi rastet po zbulohen tepër vonë.
“Aktualisht jemi në një pikë ku jemi përball pasojave të një ekspozimi jo korrekt të ekspozimit në diell. Jemi ekspozuar për shumë vite në diell dhe për këtë kemi më shumë raste të kancerit të lëkurës”, u shpreh Monika Fida, Dermatologe Venerologe, QSUT.
Një akuzë të drejtpërdrejtë dermatologët e hedhin ndaj asaj që po cilësohet si “cancer machine” që vjen nga nxirja artificiale në aparaturat e solarit e që në vendin tonë kanë frekuentim.
“Vijnë vajza të reja të cilat para se të ekspozohen në diell i drejtohen kabinave të solarit”, tha ajo.
Mjekët rekomandojnë kontrolle periodike për të gjithë popullatën.
“Rekomabndiohet që kontrollet të kryhen një herë në vit’, tha dermatologia.
Parandalimi varet nga ndryshimi i sjelljeve tona në raport me ekspozimin në diell dhe kontrollet e hershme me qëllim reduktimin e rasteve dhe trajtimin me sukses.
/Sonila Mlloja-rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




