Aksident te mbikalimi i Patokut, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur sot (25 shkurt) rreth orës 14:00 në superstradën Milot-Fushë Krujë, pranë mbikalimit të Patokut.
Sipas informacioneve paraprake, viktima, një person ende i paidentifikuar, udhëtonte me motor dhe dyshohet se ka lëvizur në krahun e kundërt të rrugës.
Për pasojë, mjeti u godit nga një trajler që po lëvizte në drejtim të Lezhës, duke shkaktuar aksidentin fatal. Drejtuesi i motorit humbi jetën në vendngjarje si pasojë e goditjes së fortë.
Shkaqet e sakta dhe rrethanat e plota të ngjarjes po zbardhen nga grupi hetimor i Policisë Rrugore, i cili ka mbërritur menjëherë në vend dhe po kryen veprimet e nevojshme hetimore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



