Investimet në Banjat e Bënjës, Rama: E çon turizmin në një tjetër nivel

Aktualitet | 8 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se punimet në Banjat e Bënjës po vijojnë me ritme të shpejta dhe shumë shpejt kjo pasuri e rrallë natyrore do të ofrojë standarde moderne, duke ruajtur njëkohësisht vlerat historike dhe mjedisore që e bëjnë unike.

Sipas tij, projekti përfshin sistemimin e zonës së parkimit, ndërtimin e korsive të biçikletave, krijimin e ballkoneve panoramike mbi kanion, organizimin e hyrjes, ndërtimin e banjave publike si dhe një qendër shëndetësore.

“Një transformim i plotë që e çon turizmin në një tjetër nivel”, theksoi Rama.

Aktualisht ka nisur edhe faza e arredimit, vendosjes së parvazeve të shkallëve dhe shtrimit të dyshemesë me dru dekorativ pranë vaskave, për të krijuar një pamje më estetike dhe në harmoni me natyrën përreth.

Investimi i Qeveria Shqiptare po zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në bashkëpunim me Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe Bashkia Përmet, duke synuar rritjen e cilësisë së infrastrukturës turistike dhe promovimin e qëndrueshëm të zonës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme