Rama: Gjyqësori po cenon pavarësinë e pushteteve të tjera. Pezullimi i ministrit, ndërhyrje brutale në pushtetin legjislativ

Politikë | 8 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama ka ngritur akuza të forta ndaj gjyqësorit, duke e cilësuar pezullimin e Ministres së Infarstrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku si një “ndërhyrje brutale në pushtetin legjislativ”. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Rama tha se gjyqësori po tejkalon kufijtë e pavarësisë së tij, duke cenuar funksionimin e ekzekutivit dhe legjislativit. Po ashtu, sipas Ramës, ndërhyrje në pushtetin legjislativ ishte edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për komisionet parlamentare.

“Çfarë është përveçse ndërhyrje brutale pezullimi i ministrit me një vendim të një seance paraprake pa gjyq? Një ndërhyrje gjymtuese në territorin e pushtetit legjislativ është edhe përpjekja e një shoqate gjyqtarësh për të rritur pagat e veta me gjyq, apo vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ndarjen e komisioneve parlamentare”, u shpreh Rama.

Ai paralajmëroi se rreziku nuk qëndron tek cenimi i pavarësisë së gjyqësorit nga pushtetet e tjera, por përkundrazi, tek “gjymtim” i aftësisë së ekzekutivit dhe legjislativit për të funksionuar”.

“Shteti ka 3 pushtete të pavarura nga njëri-tjetri dhe nëse njëri ndërhyn te punët e tjetrit, shteti nuk funksionin si duhet. Pikërisht sepse ne besojmë që kur Kushtetuta thotë që ka tre pushtete të pavarura dhe këto tre pushtete nuk mund të jenë në letër siç mund të ishin përpara se ne të bënim gjithçka çfarë kemi bërë, por duhet të jenë realitet, kjo shumicë i hyri detit në këmbë dhe ne i dhamë pavarësinë reale pushtetit gjyqësor. Unë nuk bëhem kurrë pishman, pavarësisht lloj-lloj bombash artizanale që kurdisen nga prokurorë e gjykatës lart e poshtë nëpër Shqipëri, të cilët shija e pavarësisë reale i deh, i mjegullon arsyen dhe i nis në drejtime që cenojnë pavarësinë e pushteteve të tjera, duke i bërë shkelës të lirisë dhe të drejtave të njeriut. Prandaj dhe sot rreziku i udhëkryqit të mjegullt në këtë aspekt nuk është që ekzekutivi apo legjislativi të cenojë pavarësinë e gjyqësorit, por është që gjyqësori të gjymtojë jo thjeshtë pavarësinë e dy të tjerëve, por aftësinë e tyre për të funksionuar”, theksoi Rama.

kryeministri shtoi se mazhoranca është ajo që i ka dhënë pavarësinë reale gjyqësorit, por sipas tij, kjo pavarësi po keqpërdoret.

“Unë sot do them vetëm 1 të 1000 e atyre që ka për të thënë për ndërhyrjet jo vetëm të pajustifikueshme, por edhe të panevojshëm të gjyqësorit në punët e ekzekutivit dhe legjislativit. Shteti ka 3 pushtete të pavarura nga njëri-tjetri dhe nëse njëri ndërhyn te punët e tjetrit, shteti nuk funksionin si duhet. Pikërisht sepse ne besojmë që kur Kushtetuta thotë që ka tre pushtete të pavarura dhe këto tre pushtete nuk mund të jenë në letër siç mund të ishin përpara se ne të bënim gjithçka çfarë kemi bërë, por duhet të jenë realitet, kjo shumicë i hyri detit në këmbë dhe ne i dhamë pavarësinë reale pushtetit gjyqësor. Unë nuk bëhem kurrë pishman, pavarësisht lloj-lloj bombash artizanale që kurdisen nga prokurorë e gjykatës lart e poshtë nëpër Shqipëri, të cilët shija e pavarësisë reale i deh, i mjegullon arsyen dhe i nis në drejtime që cenojnë pavarësinë e pushteteve të tjera, duke i bërë shkelës të lirisë dhe të drejtave të njeriut”, deklaroi ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme