Tensioni SHBA-Iran shkakton shqetësim në të gjithë rajonin- Britania e Madhe tërheq stafin e ambasadës në Teheran

Botë | 8 muaj më parë

Mbretëria e Bashkuar ka tërhequr përkohësisht stafin nga ambasada e saj në Tehran, në sfondin e rritjes së tensioneve midis SHBA dhe Iran.

Ministria e Jashtme britanike njoftoi se përfaqësia diplomatike do të vazhdojë të operojë nga distanca.

Vendimi vjen ndërsa disa shtete kanë lëshuar paralajmërime për qytetarët e tyre në Lindjen e Mesme, duke përmendur rrezikun e mundshëm të përshkallëzimit ushtarak.

Ndërkohë, ambasada amerikane në Izrael u ka lejuar disa punonjësve jo-emergjentë të largohen nga vendi. Sipas raportimeve të The New York Times, ambasadori amerikan në Izrael, Mike Huckabee, u ka kërkuar stafit që kush dëshiron të largohet “ta bëjë këtë sot”.

Zhvillimet pasojnë një raund bisedimesh mes Uashingtonit dhe Teheranit në Geneva, të cilat konsiderohen si përpjekje për të shmangur një konflikt të mundshëm për shkak të programit bërthamor iranian.

Ndërmjetësi Oman deklaroi se është arritur “përparim i konsiderueshëm” dhe se negociatat do të vazhdojnë, ndërsa Teherani përshëndeti “progresin e mirë”. Nuk ka pasur reagim zyrtar nga Uashingtoni.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme