Ndahet nga jeta infermieri i QSUT, Shoqata e Infermierëve: Dha një kontribut të pashoq gjatë pandemisë

Është ndarë nga jeta në moshën 39-vjeçare Erald Samarxhi, infermier pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Lajmin e ka dhënë Shoqata e Infermierëve, e cila shkruan se humbja e tij la një dhimbje të madhe te familja, kolegët dhe tek të gjithë që e njihnin. Shoqata shton se Erald Samarxhi dha një kontribut të pashoq, sidomos në kohën e pandemisë.
“Një lajm i dhimbshëm vjen nga radhët e Infermierëve sot ndahet nga jeta kolegu yne Infermieri Erald Samarxhi në moshën 39 vjeçare.
Prej shumë vitesh infermier ne spitalin e infektivit QSUT një djalë shembullor dhe i dashur, i përkushtuar ndaj punës dhe pacientëve sot la një dhimbje dhe boshllëk të madh tek familja, kolegët dhe të gjithë ata që e njihnin.
Me një kontribut të pashoq sidomos në kohën e pandemisë por dhe ne çdo moment i gjendur sa here njerëzit kishin nevojë. Pushofsh në paqe koleg. Shoqata e Infermiereve të Shqipërisë shpreh ngushëllime të përzemërta familjes, kolegëve dhe miqve që e njohin Eraldin“-shkruan Shoqata e Infermierëve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




