Situata e jashtëzakonshme në Izrael, Ministria e Jashtme, thirrje shtetasve shqiptarë: Respektoni udhëzimet e autoriteteve

Ministria e Jashtme ka bërë thirrje për kujdes të shtuar ndaj qytetarëve shqiptarë që ndodhen aktualisht në Izrael, pas situatës së jashtëzakonshme të krijuar në vend.
Në njoftim theksohet se qytetarët duhet të ndjekin me vëmendje komunikimet zyrtare dhe të respektojnë udhëzimet e sigurisë të autoriteteve vendore.
Ministria njofton se Ambasada e Shqipërisë në Tel Aviv është në dispozicion të plotë për çdo nevojë emergjente dhe vijon komunikimin e vazhdueshëm me autoritetet izraelite.
Numrat e emergjencës për qytetarët shqiptarë në Izrael janë:
+972549042813
+972544806601
MEPJ ka njoftuar se do të vijojë të informojë rregullisht për çdo zhvillim të mëtejshëm.
Njoftimi i plotë
Në vijim të situatës së jashtëzakonshme u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Izrael të tregojnë kujdes të shtuar, të ndjekin me vëmendje njoftimet zyrtare dhe të respektojnë udhëzimet e sigurisë së autoriteteve vendore.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada Shqiptare në Tel Aviv, po ndjekin nga afër zhvillimet. Njoftojmë se Ambasada Shqiptare në Tel Aviv është në dispozicion të plotë të qytetarëve tanë të ndodhur në Izrael dhe është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet vendase.
Për çdo nevojë emergjente, qytetarët shqiptarë që gjenden në Izrael, janë të lutur të kontaktojnë në numrat:
+972549042813
+972544806601
Lutemi, kontaktet e emergjencës të përdoren vetëm nga qytetarët e ndodhur në Izrael. Këto kontakte nuk do të mund të japin informacione për median.
MEPJ do të vijojë të informojë në mënyrë të rregullt për çdo zhvillim të mëtejshëm.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




