Dy të plagosur me thikë në Lezhë, arrestohet autori i dyshuar

Aktualitet | 8 muaj më parë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Lezhë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur pas një konflikti në zonën e Ishull-Lezhës.

Sipas burimeve zyrtare, një i ri ka goditur me thikë dy persona, duke u shkaktuar dëmtime.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku kanë marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka ndërhyrë në kohë, duke arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar. Ai është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme procedurale.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thika), ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme