Mbi 20 mijë euro rroga të papaguara, arrestohet pronari i parukerisë në Tiranë, nën hetim bashkëshortja e tij

Aktualitet | 8 muaj më parë

Një 41-vjeçar, pronar i një parukerie në Tiranë, është arrestuar nga policia pasi në bashkëpunim me bashkëshorten e tij, nuk kanë paguar punonjëset e subjektit të tyre.

Bashkëshortja e 41-vjeçarit është proceduar penalisht, ndërsa pajisjet me të cilat kryhej aktiviteti ekonomik në parukeri ishin të kontrabanduara.

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se 5 punonjëset e parukerisë kanë kallëzuar se janë shfrytëzuar në vendin e tyre të punës, ndërsa janë në total 20 mijë e 250 euro pagat në total të cilat nuk i kanë marrë.

“Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni i koduar “Kolektivi”.

Nuk iu dhanë pagat (rreth 20 250 € në total), punonjëseve në subjektin e tyre (parukeri), vihet në pranga pronari dhe procedohet penalisht bashkëshortja e tij.

Gjithashtu, dyshohet se pajisjet me të cilat kryhej aktiviteti ekonomik në këtë subjekt, ishin kontrabanduar.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të kallëzimeve të 5 shtetaseve, se ishin shfrytëzuar në vendin e tyre të punës (parukeri), duke mos u paguar për punën e kryer, si dhe duke u mashtruar mbi këtë aspekt, nga punëdhënësit e tyre, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh finalizuan operacionin e koduar “Kolektivi”.

Gjatë operacionit u vu në pranga shtetasi B. A., 41 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e tij, shtetasen K. B., 38 vjeçe.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mashtrimi”, “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe i tatimeve” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera””, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme