Mashtrimet me Call Centera, SPAK kërkon konfiskimin e pasurisë të dy anëtarëve të një organizate kriminale

Aktualitet | 8 muaj më parë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar konfiskimin e pasurive të dy pjesëtarëve të një organizate kriminale, Jusel Mici dhe Mendim Domi.

Ata akuzohen si organizatorë të një grupi të strukturuar kriminal, i cili nëpërmjet mashtrimit online përmes Call Center-ve në Shqipëri dhe Itali ka arritur të vjedhë miliona euro nga shtetas evropianë, duke u premtuar investime në letra me vlerë dhe kriptovaluta.

Hetimet e kryera nga SPAK kanë treguar se pasuritë e sekuestruara janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme, duke u konsideruar të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Totali i vlerës së pasurive për të cilat kërkohet konfiskimi për J.M., M.D. dhe personat e lidhur me ta është 1,976,870 euro dhe 9,330,062 lekë.

Pasuritë për të cilat kërkohet konfiskimi përfshijnë:

  • Apartamente dhe njësi banimi në Tiranë;
  • Njësi shërbimi me sipërfaqe të konsiderueshme në zonën e Bulevardit të Ri;
  • Vila në Gjirin e Lalzit dhe në komplekse turistike rezidenciale;
  • Sipërfaqe toke (arë) në zonat Mazrek, Kashar dhe Sauk;
  • Garazhe në Njësinë Administrative nr. 9, Tiranë;
  • Automjete të markave BMW dhe Audi;
  • Kuota pjesëmarrjeje në shoqërinë tregtare “SUPER FOODS” sh.p.k.;
  • Llogari bankare në Union Bank me balanca në euro dhe lekë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme