Prishtina intensifikon përgatitjet për Lojërat Mesdhetare

Kryetari i Komunës së Prishtinës,Përparim Rama ka bërë të ditur se Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” po hyjnë në një fazë vendimtare të planifikimit, duke theksuar se tashmë kanë nisur takimet për detajimin e masterplanit të objekteve sportive.
Kosovapress shkrun se në kuadër të Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare, është duke u zhvilluar takimi i planifikimit sportiv, ku po analizohen lokacionet, nevojat infrastrukturore si dhe po merren vendime kyçe për organizimin e ngjarjes së madhe sportive që do të mbahet në kryeqytet.
Rama ka theksuar se “Prishtina 2030” nuk është vetëm një organizim sportiv, por një dëshmi se kryeqyteti është i gatshëm të performojë në skenën ndërkombëtare, duke e cilësuar këtë proces si hap të rëndësishëm drejt realizimit të suksesshëm të Lojërave Mesdhetare.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




