Lëvizte me pistoletë të mbushur në Astir, arrestohet 33-vjeçari, sekuestrohet arma

Aktualitet | 8 muaj më parë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 33-vjeçar, pasi u kap duke lëvizur me armë të mbushur në zonën e “Astirit”.

Policia thotë se në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas lëvizte i armatosur në Astir në orët e para të ditës së sotme, shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 6 organizuan menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, në kuadër të operacionit policor të koduar “On Time”, u arrestua në flagrancë shtetasi K. Lloci, 33 vjeç, banues në Tiranë, i cili lëvizte me armë zjarri pistoletë me municion luftarak. 

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen e qëllimit të lëvizjes me armë zjarri të 33-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme