Sulmi nga dronët iranian, disa vende evropiane dërgojnë mjete detare për të mbrojtur Qipron  

Botë | 8 muaj më parë

Disa vende evropiane po dërgojnë mjete detare për të mbrojtur Qipron, pas sulmit me dron iranian ndaj një baze ushtarake britanike në ishull, i cili ndodhi të dielën.

Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto, njoftoi se Italia do të dërgojë “asete detare” në mbështetje të Qipros, së bashku me Spanjën, Francën dhe Holandën. Crosetto shtoi se vendosja e mjeteve do të realizohet gjatë ditëve në vijim.

Po ashtu, zyra e presidentit francez Emmanuel Macron njoftoi se ai ka kontaktuar me udhëheqësit italianë dhe grekë, të cilët ranë dakord për dërgimin e mjeteve ushtarake në Qipro.

Ndërkohë, në bazën e Akrotirit u aktivizua një alarm sigurie gjatë vizitës së sekretarit të Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, John Healey. Sirenat u dëgjuan në zonë dhe banorët e zonës së Kourion morën mesazhe paralajmëruese në telefonat e tyre, duke u kërkuar të qëndronin brenda, larg dritareve, dhe të mbroheshin pas mobiljeve të forta. Alarmi zgjati rreth dhjetë minuta para se të hiqej.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme