Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset 45-vjeçari pas një debati për motive të dobëta. Arrestohet autori

Aktualitet | 7 muaj më parë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte (5 mars) në Shkodër, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person. Policia njofton se ngjarja është regjistruar rreth orës 21:10, në vendin e quajtur Ura Dervishbeg, në rrugë në afërsi të një ambienti servis.

Dyshohet se personi me inicialet I. G. ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë, është plagosur 45-vjeçari me inicialet G. H., i cili ka marrë dëmtime në këmbë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja erdhi pas një debati për motive të dobëta, ndërsa autori u vu në pranga vetëm disa minuta më pas. Policia sekuestroi edhe armën e zjarrit të përdorur nga autori, pistoletë të cilën e kishte me leje.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme