Ndryshimet në qeverinë “Rama”, 7 ministrat e rinj betohen para Presidentit
Në ambientet e Pallati i Brigadave u zhvillua këtë të premte (6 mars) ceremonia e betimit të ministrave të rinj para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.
Ndryshimet në kabinetin qeveritar u njoftuan pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, i cili prezantoi lëvizjet e reja në ekzekutiv pas mbledhjes së grupit parlamentar socialist.
Pas dekretimit nga Presidenti dhe marrjes së votëbesimit në Kuvend, 7 ministrat e rinj me dorën në Kushtetutë dhe pas leximit të formulës së betimit, janë betuar duke përmbyllur procedurën zyrtare me ceremoninë e betimit para kreut të shtetit.
Albana Koçiu u betua si Zëvendëskryeministre;
Ferit Hoxha u betua si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Besfort Lamallari u betua si Ministër i Brendshëm;
Toni Gogu u betua si Ministër i Drejtësisë;
Enea Karakaçi u betua si Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
Ermal Nufi u betua si Ministër i Mbrojtjes;
Erjona Ismaili u betua si Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin;
Pas betimit para Presidentit, shtatë ministrat e rinj morën zyrtarisht detyrën dhe pritet të nisin menjëherë ushtrimin e funksioneve në kabinetin qeveritar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



