GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës për lirimin nga qelia: Avokatët hoqën dorë nga procesi

Aktualitet | 7 muaj më parë

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka refuzuar kërkesën e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më të lehtë sigurie.

Në vendimin e shpallur këtë të premte, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Irena Gjoka deklaroi të papranueshme kërkesën e paraqitur nga Meta, pasi avokatët e tij hoqën dorë nga shqyrtimi i saj.

Sipas njoftimit zyrtar, kërkesa e regjistruar më 2 mars 2026 kishte për objekt zëvendësimin e masës së sigurisë, por gjykata vendosi ta rrëzonte për shkak të tërheqjes së përfaqësuesve ligjorë.

Gjykata sqaron se palët kanë të drejtë të ankimojnë brenda pesë ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme