Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e Ujit të Ftohtë me urdhër të SPAK. Monitorim edhe me dron

Aktualitet | 7 muaj më parë

Forcat speciale RENEA, në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Vlorës, po zhvillojnë një operacion të gjerë në zonën e Ujit të Ftohtë në qytetin e Vlorës me urdhër të SPAK.

Aksioni policor, i cili ka nisur gjatë natës, po vijon edhe në orët e para të mëngjesit. Gjatë operacionit po kryhen kontrolle në banesa të ndryshme si dhe verifikime ndaj personave të dyshuar me precedentë kriminalë.

Forca të shumta policore kanë rrethuar zonën dhe po zhvillojnë kontrolle të detajuara në disa objekte banimi. Operacioni po monitorohet edhe nga ajri me dron, për të mbuluar të gjithë perimetrin e zonës së Ujit të Ftohtë.

Sipas informacioneve paraprake, një prej komplekseve të banimit në zonën e Lungomares është rrethuar gjatë natës dhe vijon të jetë nën kontrollin e policisë, ndërsa kontrollet po vazhdojnë edhe gjatë mëngjesit.

Deri më tani nuk ka informacion zyrtar për persona të ndaluar, ndërsa operacioni policor vijon.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme